Ka kushtuar 10 mijë euro? Deklarata e ish-banores së BB VIP që i habiti të gjithë: Është dhuratë nga ish-burri

Ish-banorja e “Big Brother VIP 2”, Diola Dosti, i ka habitur të gjithë me një deklaratë që ka bërë së fundmi.

Advertisements

Gjatë parakalimit në tapetin e kuq pak para finales së madhe të BB VIP, Diola ka zbuluar se fustanin që mbante veshur ia kishte bërë dhuratë ish-bashkëshorti i saj.

Advertisements

Dosti tregoi gjithashtu se ia kishte blerë në periudhën kur kanë qenë bashkë.

Pjesë nga intervista:

Diola: Fustani është i Dolce & Gabbana

Gazetarja: Sa ka kushtuar?

Diola: E kam dhuratë, nuk e di sa ka kushtuar

Gazetarja: E kalon treshin?

Diola: Është me 4 shifra

Gazetarja: 10 mijë euro për shembull, 20 mijë euro

Diola: Jo, jo, më pak

Gazetarja: Kush ta dhuroi?

Diola: Obobo, duhet ta them patjetër?

Gazetarja: Po

Diola: Ma ka blerë ish-burii

Gazetarja: Me çfarë rasti?

Diola: E ka blerë para shumë kohësh, e rivesha edhe njëherë. Një herë e kam veshur

Gazetarja: I paske dhënë rëndësi të madhe

Diola: Kisha në plan të vishja një të Dolce & Gabbana se e kam fiksim. Edhe ky ishte më i duhuri se këtë e ka veshur edhe Monica Bellucci dhe Sharon Stone.