“Ishin kanibalë dhe donin të më hanin,” 18-vjeçari vret familjen e tij(VIDEO)

Një tjetër vrasje ka tronditur SHBA-në dhe këtë herë viktimat janë nga e njëjta familje. Prindërit, motra dhe vëllai i Cesar Olalde, 18 vjeç, u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre në Nash, një qytet i vogël me 4000 banorë në Teksas.

Advertisements

Në një deklaratë, policia tha se oficerët iu përgjigjën një raporti se një burrë kishte vrarë familjen e tij dhe po kërcënonte të vriste veten ndërsa ishte i mbyllur në shtëpinë e tij.

Advertisements

Policia bindi Olalden të dorëzohej dhe më pas gjeti trupat e prindërve të tij, Ruben dhe Aida, motrës së tij të madhe Lisbet dhe vëllait të vogël Oliver, të gjithë në banjë.

Sipas Autoriteteve, një koleg i babait ka shkuar në shtëpi për ta kërkuar pasi nuk kishte shkuar në punë dhe është përballur me 18-vjeçarin, i cili ishte me armë në dorë.

Kolegu i familjes së ndjerë i tha policisë se Olalde i tha atij se “vrau ​​familjen e tij sepse ata ishin kanibalë dhe ata do ta hanin”, një deklaratë e përfshirë në dosjen e çështjes.