Gazetari i Panorama TV, Ervin Leka ka siguruar foton e autorit të grabitjes së postës private, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e sotme (17 maj) në rrugën “5 maji” në Tiranë.
Siç shihet edhe nga pamjet autori ka qenë i maskuar dhe me një jelek fosforeshent.
Advertisements
Ora shënon 19:53 minuta, kur personi ende i paidentifikuar nën kërcënimin e thikës ka marrë një sasi parash dhe më pas është larguar me motor.
Advertisements
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po krehin zonën, për të bërë të mundur kapjen e autorit.
Ndërkohë pasi ka hyrë brenda ambienteve, autori shihet se ne dore mban thiken duke i bere presion punjesit per ti dhene para.
Advertisements
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 17.05.2023, rreth orës 21:15, në rrugën “5 Maji”, një person ende i paidentifikuar, i cili mbante një send të dyshuar si mjet prerës, është futur në filialin e një poste private, ka marrë një shumë parash dhe është larguar me një motomjet.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po krehin zonën, për të bërë të mundur kapjen e autorit.