“I kam çuar një shumë të madhe zonjës”, Eranieo thyen heshtjen. Reagon babai: Do e shklyej në dysh! (Video)

Pavarësisht se Eranieo mohoi të ketë marrë paratë që ndodheshin në llogarinë bankare të familjes së tij, u zbulua se ku kanë shkuar kursimet e Avniut dhe Florës. Kushëriri i Eranieos, i pranishëm në “Shihemi në Gjyq”, ku ndodhej përkrah tezes së tij në publikun e programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan tregoi mesazhet dhe transfertat bankare që Eranieo ka bërë.

Advertisements

Paratë ai i ka dërguar te vajza e hallës së Florës, Denisa Sela, e cila ndodhet në Shqipëri. Prej disa vjetësh, ai dërgon paratë nëpërmjet bankës ose operatorëve të ndryshëm të transferimit të parave. Kjo ka bërë që ai të prekë jo vetëm pjesën që i takon në llogarinë e përbashkët, por edhe paratë e prindërve. Në këtë moment, më në fund Eranieo e pranon veprën e tij dhe tregon arsyet pse e ka bërë.

Advertisements

Eni Çobani: Sa para i ke çuar zonjës që u përmend?

Eranieo: Një shifër shumë të madhe i kam çuar zonjës.

Ardit Gjebrea: Ia ke çuar?

Eranieo: Shumë, shumë, shumë të madhe.

Jurgen: E pranove më në fund ë? E pranove ë?

Eni Çobani: Arsyeja?

Eranieo: Arsyeja se më ka kërkuar, ka pasur gocën sëmurë, ka qenë edhe vetë sëmurë, ka pasur edhe mamin e vet sëmurë…

Eni Çobani: Dhe ti e ke quajtur normale këtë se e ke ndihmuar?

Eranieo: Po, për ta ndihmuar.

Eni Çobani: Të ka kthyer gjë?

Eranieo: Më ka thënë që do të t’i kthej mbrapsht kur të vazhdoj punë, më ka thënë zonja.

Eni Çobani: Kështu që ti e ke quajtur këtë gjë të mbyllur, që do të t’i sjellë ajo?

Eranieo: Po, e kam quajtur, për veten time e kam quajtur të mbyllur.

Eni Çobani: Po gjë ke marrë deri sot?

Eranieo: Deri sot nuk kam marrë asgjë.

Jurgeni, kushëriri pyet Avniun nëse ka dijeni për ndonjë problem lidhur me Eranieon. Ashtu si Jurgeni, edhe i ati ka vënë re sjellje të çuditshme te i biri.

Avni: Nuk e di, i kam bërë shumë pyetje, e kam pyetur çfarë halli ke? Vjen në shtëpi, rri i mërzitur. Çfarë problemi ke, i flas, s’më kthen përgjigje. Sa vjen në shtëpi nga puna, bën banjë, ikën me vrap, del. Ka 3-4 vitet e fundit që as më flet ndonjëherë me gojë, mirëmëngjes po them. Ai ka presion patjetër, unë nga aana ime, ai ka presion të paparë nga ky person, po ai person, unë kam për ta shklyer në dysh!

Eranieo: Kë do shklyesh në dysh?

Avni: Dysh kam për ta shklyer!

Zonja, e quajtur Denisa Sela ia ka kërkuar këto para nëpërmjet mesazheve, pranon Eranieo.

Ardit Gjebrea: T’i ka kërkuar me telefon, t’i ka kërkuar përballë apo në telefon, si t’i ka kërkuar?

Eranieo: M’i ka kërkuar me telefon, me SMS, me të shkruajtur.

Ardit Gjebrea: Me mesazhe?

Eranieo: Po.

Ardit Gjebrea: Dhe ti ia ke çuar?

Eranieo: Ia kam çuar se më pati thënë që ka gocën e vet sëmurë, ka qenë edhe vetë sëmurë, plus edhe gjëra të tjera. Kredinë e bankës se donte të blinte makinën zonja, ka pasur edhe mamin e vet sëmurë./tvklan.al