Ndaj ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja kërkohet që të kryejë 1 vit burg.

Akuza vjen nga prokurorja Doloreza Musabelliu, e cila ka dhënë dje pretencën për ish kreun e Kushtetueses.

Advertisements

Por në zbatim të nenit 59, kërkohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit dhe vendosjen në shërbim prove 2 vite.

Dedja akuzohet nga SPAK për “fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë”.

Advertisements

Sipas Prokurorisë, Dedja, ka fshehur në deklarime një apartament të ndodhur në kompleksin “Ormars”, Kryemëdhenj, Golem.

Gjithashtu, SPAK thotë se ai ka bërë deklarim të rremë të burimit të krijimit të apartamentit në Tiranë me sipërfaqe 146 m2, lidhur me një hua të marrë nga kunati i tij.

Advertisements

Për 10 mijë euro të marra hua nga Bashkim Dedja, sipas SPAK-ut, nuk justifikohen nga personi që ia ka dhënë.

Artikulli paraprakVodhi postën private në Tiranë, zbardhet dëshmia prekëse e të riut
Artikulli tjetërJa strofulla nëntokësore ku fshihet Putini, dokumentet konfidenciale zbulojnë si mund të arratiset lideri rus pa e marrë vesh askush