Edhe në Fushë Kuqe të Kurbinit janë shënuar të shtëna me armë.

Mësohet se një 29-vjeçar ka tentuar të vrasë një 49-vjeçar. AI ka qëlluar me armë drejt tij dhe më pas është arratisur.

Advertisements

Kurbin/Informacion paraprak

Shtetasi A. P., 49 vjeç, ka njofuar sallën operative të Komisariatit të Policisë Kurbin se në Fushë Kuqe, ndërkohë që qarkullonte me automjet, shtetasi F. I., 29 vjeç, kishte qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të automjetit të tij. Nga të shtënat nuk ka asnjë shtetas të dëmtuar.

Advertisements

Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë, kanë rrethuar zonën dhe po vijojnë kontrollet, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e shtetasit F. I., i cili është shpallur në kërkim, bashkë me automjetin tip “Benz” me të cilin është larguar.

Ndërkohë, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet hetimore për sqarimin e rrethanave të këtij rasti.

Advertisements

Artikulli paraprakGjak në trotuar dhe policët në vendngjarje, pamje nga vrasja makabre në Elbasan (Video)
Artikulli tjetërFlet fqinja e 44-vjeçares që u vra me sëpatë nga kunati: ‘E shau me fjalë të pista’!