Tre ditë pas zgjedhjeve lokale që prodhuan një disfatë të thellë për opozitën përballë kandidatëve të partisë në pushtet, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shkuar në selinë e Partisë Demokratike.
Meta do të zhvillojë një takim kokë më kokë me aleatin e tij në drejtimin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, ish kryeministrin Sali Berisha.
Advertisements
Pas përfundimit të takimit, pritet edhe një fjalë për media e kreut të PL, Ilir Meta për të qartësuar hapat e radhës së opozitës pas daljes së rezultateve për zgjedhjet lokale.
Deri më tani në reagimet e tyre publike, Berisha dhe Meta kanë akuzuar Partinë Socialiste dhe kreun e saj, Edi Rama për blerje të votave, si dhe manipulim të procesit të votimit elektronik.
Advertisements