Është zhvilluar me debate emisionin “Open” . Gjatë fjalës së tij Roland Bejko u shpreh se humbja në zgjedhjet lokale të 14 majit tregoi se ish-kryeministri Sali Berisha duhet të largohet.

Gjithashtu ai theksoi se Berisha humbi në të gjithë Shqipërinë. Nga ana e tij gazetari Mentor Kikia tha se Partia Demokratike duhet të riorganizohet.

Advertisements

Pjesë nga debati:

Roland Bejko: Do të propozoj bashkimin e të gjithë të djathtës që jashtë foltores dhe të hapet edhe te shoqëria civile. Ne duhet të bashkohemi. Berisha humbi, Shkodrën gjithë Shqipërinë.

Advertisements

Arion Sulo: Humbi për fajin tuaj.

Roland Bejko: Ka humbur për ne? Shumë mirë që humbi për ne. Sali Berisha duhet të humbiste. U vërtetua që Berisha është i fortë, por i pamjaftueshëm për të ardhur në pushtet. Unë nuk kam thënë që jam shumica. Saliu humbi nga vetja dhe jo nga ne. Antiamerikanizmi i përfaqësuar nga Sali Berisha nuk triumfoi dot. Edi Rama sa të jetë Sali Berisha do të rrijë në pushtet sa të dojë. Ne do të rritemi.

Advertisements

Arion Sulo: U rritsh dhe u bëfsh edhe 100 inshalla.

Mentor Kikia: Duhet opozitë e re zotëri se e morët në qafë këtë vend. Hapni krahun të gjithë.

Roland Bejko: Po të doni ju ikim ne, siç iku Enkelejdi, ju mbani Sali Berishën dhe Ilir Metën. Gara ime ishte që ti tregoja popullit që ne jemi ndryshe

Mentor Kikia: Dhe populli ua tregoi të gjithëve, nuk doli nga shtëpia

Roland Bejko: Ne na kërkoi dorëheqje, ju mbani Saliun. Kur të keni Saliun në studio, o drejtor i madh, o yll që po mund Amerikën. Unë do të ndërtoj projektin tim, pa berishizmin, pa korrupsion.

Artikulli paraprakBashkëpunim me Oltën, Efin dhe Zhakun për 20 mijë euro? Kiara Tito bie “në kurth” (Video)
Artikulli tjetër“Mos organizo funeralin e…”/ Deputeti i bën thirrjen e fortë Berishës: Sakrifikohu