“Gratë në Shqipëri nuk bëjnë paptestin”/ Gjinekologu ngre alarmin dhe paralajmëron: Kanë sëmundje…

Gjinekologu Shkëlqim Balili është shprehur se gratë në vendin tonë nuk bëjnë vizita gjinekologjike.

Advertisements

Në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ai theksoi gratë nuk bëjnë paptestin.

Advertisements

Më tej ai nënvizoi se mjekët janë të aftë që të trajtojnë gratë në mënyrë që këto të fundit të lindin në mënyrë natyrale, pa iu nënshtruar një operacioni.

“Ne kemi dhjetëra gra që nuk bëjnë paptestin. Gratë mund të kenë sëmundje dhe mund të mos e dinë sepse nuk bëjnë vizita.

Ekzaminimi, dora dhe mendja e mjekut është kryesorja. Mjekët janë të aftë që të trajtojnë gratë dhe gratë të lindin siç mendon mjeku.

Operacionet te ne janë shtuar sepse gratë vendosin vetë për lindjen me operacion”- tha ai.