Gjendet e pajetë në breg të detit gruaja në Durrës

Policia e Durrësit njofton se mbrëmjen e djeshme në breg të detit, zonën e Kavalishencës është gjetur e pajetë 69-vjeçarja F.T.

Advertisements

Dyshohet se 69-vjeçarja është mbytur në ujë.

Advertisements

Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarjeje.

Sakaq grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

“Mbrëmjen e djeshme, në breg të detit, në zonën e Kavalishencës, është gjetur e pajetë, dyshohet e mbytur në ujë, një shtetase e paidentifikuar në momentin e gjetjes. Nga verifikimet e kryera pas gjetjes së trupit të pajetë, ka rezultuar se shtetasja e dyshuar e mbytur në ujë, ishte F. T., 69 vjeçe, banuese në Tiranë. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.”, citon policia.