Fshehu nënën e vdekur që t’i merrte pensionin, e pëson keq 60-vjeçari

Një ngjarje e cila tregon degradimin social është zbuluar në Itali, në qytetin e Veronas, më 26 maj. Një 60-vjeçar emri i të cilit nuk është bërë publik, kishte mbajtur të fshehtë për 5 vite vdekjen e nënës së tij në mënyrë që të merrte pensionin e saj.

Advertisements

Sipas mediave italiane dhe pse prej 5 vitesh askush nuk e kishte parë të moshuarën të dilte nga shtëpia, policia arriti ta kuptonte çfarë kishte ndodhur vetëm dy ditë më parë, kur pas dyshimeve u futën në shtëpinë e saj dhe e gjetën të mumifikuar.

Advertisements

Hetimi nisi pasi fqinjët e saj kishin thënë se nuk e kishin parë të moshuarën prej vitesh,. Ata denoncuan se në hyrjen e saj po bëheshin disa ndërhyrje të dyshimta.

Nga hetimet u kuptua se gruaja që s’ishte parë nga askush për vite me radhë nuk kishte kryer asnjë vizitë mjekësore prej 5 vitesh, e vetmja shenjë jete e saj ishte se “ajo” tërhiqte rregullisht pensionin.

Djali i saj i cili tashmë akuzohet për mashtrim, nuk është në një gjendje të keqe ekonomike, ai ka një jetë normale.