Flet nga shtrati gruaja e shqiptarit që vrau italianin dhe vajzën: Ishim në gjumë kur…

Ka reaguar për herë të parë pas ngjarjes makabre, Tefta Malaj, gruaja që i mbijetoi krimit barbar të bashkëshortit të saj.

Advertisements

“Ka planifikuar gjithçka. Po. Sepse kam materiale se ai…Ishim duke fjetur të gjithë.”, tha ajo.

Advertisements

A është në punë? Ai punonte natën. Atë natë ishte pushim. Po flinim të gjithë, nuk e ndjeva që të dilte. Mori djalin të parin, do therte djalin. E ndjeva. I dola djalit për ta shpëtuar. Pastaj më goditi disa herë me thikë në shumë vende.

Sa herë ju goditi? Se di..Na goditi me thikë, me shkelma dhe na filmonte.

Po vajza? Dëgjoi zhurmë.. Vajzën se ka dashur. Do i them disa gjëra më tutje. Kur të shërohem do ja nxjerr.

Ke prova dhe fakte?

Po

A ju mbrojti vajza?

Unë ngela në krevat. Ajo ishte në kuzhinë, shtrirë përtokë. Shkoi dhe i hyri me shkelma dhe thikë. Ajo u ngrit dhe ishte në sallon.

Pse kishin kamera në shtëpi?

Po, për një problem i kishim vënë, na duheshin.

Ndërkohë Taulant Malaj, pasi kreu vrasjet, publikoi edhe një video në rrjetet sociale me viktimat. Ai ka deklaruar para gjykatës se “Ishte krejt errësirë dhe djallin e kisha në tru”.

Shqiptari vrau me thikë vajzën 16 vjeçare si edhe shtetasin italian Massimo De Santis, për të cilin dyshonte se kishte një lidhje romantike me gruan e madje edhe me vajzën e tij, raportojnë mediat italiane.

Ai ka treguar se gruaja i kishte rrëfyer se kishte lidhje intime me italianin, duke i kërkuar falje, mirëpo ai nuk donte.

“Gruaja ime pranoi se kishte një lidhje me Massimon. Më kishte kërkuar falje për këtë marrëdhënie, por unë doja të ndahesha”,

Ai ka treguar se e kishte kapur gruan në katin e tretë të pallatit ku banonte italiani. Taulant Malaj tha se teksa ishin shtrirë për të fjetur, gruaja filloi bisedonte me dikë. Pasi i ka kontrolluar telefonin, ka zbuluar se ajo po fliste me fqinjin. Pas kësaj ka dalë nga banesa dhe ka pritur Massimon të kthehej në shtëpi, ku edhe e ka goditur 20 herë më thikë në gjoks, bark dhe kokë.

Sipas asaj që ka thënë autori, në fillim ka frarë italianin dhe më pas është ngjitur në shtëpi ku filloi të godiste me thikë gruan dhe më pas vajzën e tij, e cila po tentonte të mbronte të ëmën. “Në atë moment, i verbuar nga inati, nuk e kupoi se ishte përballë vajzës së tij dhe filloi ta godiste”, thanë avokatët.

Malaj është arrestuar dhe pritet të dalë në gjyq për akuzën vrasje e dyfishtë dhe tentativë për vrasje.