Esmeraldo Kacolli, i cili u arrestua mbrëmjen e së shtunës pas një konflikti në fshatin Qinam, ku mbështetës të kandidatit të djathte E’them Lumani, janë përplasur fizikisht me Erion Isain dhe mbështetësit e tij, është liruar nga burgu.

Gjykata ka vendosur që Kacolli të hetohet dhe gjykohet në gjendje të lirë, pasi vepra penale në ngarkim te tij nuk ishte e rrezikshmërisë së lartë.

Advertisements

Avokati i Kacollit pohoi se në vendimin e gjykatës ka ndikuar edhe deklarimi i kryebashkiakut Erion Isai, për normalizim të marrëdhënieve me Kacollin.

Pas denoncimit të Isait, mbrëmjen e së shtunës, policia e Kolonjës arrestoi në flagrancë Kacollin me akuzën e “goditjes për shkak të detyrës”, dhe procedoi në gjendje të lirë mbështetësin tjetër të opozitës Xhemal Kalo për veprën penale “pengim të qarkullimit të mjeteve”.

Advertisements

Artikulli paraprak“Bashkë Fitojmë” humbi frikshëm në zgjedhjet e 14 majit, reagon për herë të parë Belind Këlliçi
Artikulli tjetërSherri me një viktimë dhe një të plagosur, reagon menjëherë ministrja Kushi dhe del me parajmërimin e fortë