Ndërsa autori i ekzekutimit të 48-vjeçarit Arjan Gosa në Kavajë vazhdon të jetë në arrati, hetuesit kanë marrë në pyetje babanë e të ndjerit, i cili ishte me të birin në momentin e vrasjes në një nga lokalet e zonës.
I moshuari ka dhënë një dëshmi të shkurt para grupit hetimor, duke theksuar se kishin menduar se historia e 29 marsit ishte mbyllur.
Advertisements
Ai është shprehur gjithashtu, se e kishte diskutuar me anëtarët e familjes ngjarjen dhe kishin menduar se kjo histori ishte mbyllur duke qenë se kishin dy viktima.
Me tej ka shtuar se e ka parë autorin që ka ardhur në drejtim të djalit të tij, ka ngjitur shkallët dhe e ka qëlluar në ballë dhe më pas ka ikur me vrap.
Advertisements
Thuajse të njëjtën deklaratë ka dhënë edhe babai i Habib Rexhes, i cili është shprehur se nuk ka qenë në dijeni të planit të thurur nga djali i tij dhe se nuk kishte vënë re ndonjë lëvizje të dyshimtë për atentatin, pasi kishte vendosur që ngjarjen t’ia linin në dorë drejtësisë.
Nga dëshmitë e marra, grupi hetimor nuk ka marrë informacion ndihmues për të gjetur vendin ku fshihet autori.
Advertisements
Dyshohet Habib Rexha ka shkuar i pa maskuar në vendin e ngjarjes pasi ka dashur te jap një mesazh hakmarrës. Nga vendi i ngjarjes, ai është larguar i armatosur me armën e llojit pistoletë, të cilën dyshohet se ka ende me vete. I riu me origjinë nga Kukësi dhe banues në Kavajë dyshohet se mund të ketë shkuar në vendlindje ku edhe fshihet. Për arrestimin e tij, Policia e Shtetit ka vënë në dispozicion shumën prej 10 mijë eurosh.