Eksperti i çështjeve të sigurisë zbulon arsyen kryesore: Ja pse u detyrua SHBA të marrë masa të forta ndaj Kosovës

Eksperti i çështjeve të sigurisë Ilir Kulla i ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, tha se anulimi i Defender 2023 në Kosovë nuk është një masë e SHBA-së kundër Kosovës.

Advertisements

Sipas tij anulimi i stërvitjes ka qenë një masë e detyruar për shkak të tensioneve në veri të vendit, pasi ajo është e kushtëzuar nga rrethanat dhe në Kosovë nuk mund të flitet për stërvitje ndërkohë që ka një konflikt të hapur.

Advertisements

“Për shkak të ngjarjeve që kanë ndodhur në veri, komanda e KFOR-it, komanda e NATO-s në Kosovë, ka kërkuar në radhë të parë që forcat operacionale në rajon të NATO-s si Sllovenia, Kroacia, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia ndoshta dhe Greqia të bëjnë një shtesë prej 800 trupash. Kjo është një kërkesë që bëhet në rast emergjencash nën koordinimin e NATO-s në Napoli.

Në kushtet që ka një destabilizim në veri, vëmendja nuk është te vazhdimi i stërvitjes, por te stabilizimi i gjendjes së Kosovës.

Ajo që ka bërë NATO nuk është vendim i amerikanëve kundër Kosovës, por një vendim i detyruar i KFOR-it, këtë e ka sjellë situata jo qeveria e Kosovës.

Duhet ta sqarojmë se nuk ka një vendim kundër Kosovës, por anulimi i Defender është një vendim i detyruar”,-tha Ilir Kulla për Euronews Albania.