E trishtë! Djali u diagnostikua me kancer në shtyllën kurrizore, nëna: Operacioni rrezikonte ta…

Një aksident në moshën 8-vjeçare ndërpreu ëndrrën e parë të Valterit për të ndjekur kërcimin. Edhe pse ishte një moment i vështirë, ai nuk donte të shkëputej nga arti dhe nisi të këndonte, të kishte disa triumfe të vogla në muzikë e madje erdhi në Shqipëri për të marrë pjesë në kompeticione muzikore.

Advertisements

Gjatë kësaj kohe, rrëfeu Ana, nëna e tij në “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, ai shpesh nuk ndihej mirë fizikisht. Ana mendonte se mund të ndikonin ankthi e emocionet ndaj përpiqej ta inkurajonte. Kur Valteri shkoi në Londër për të ndjekur akademinë, gjendja e dobët fizike vazhdonte dhe në kohën e pandemisë, braktis studimet.

Advertisements

Vëllai i tij, Fausto shpjegon se ishte e dukshme që shëndeti i të vëllait ishte i dobët.

Fausto: Ra pandemia dhe ngelëm pa punë. Kur u hap puna, filloi vëllai që donte të vinte të punonte. Në momentin që fillonte punonte, unë e shikoja që pas 5-6 orësh fillonin këto dhimbjet. Një natë ishte shumë keq i bllokuar dhe ikën në urgjencë. Iku në urgjencë në Romë, e mbajtën aty dhe nuk…

Ana: Nuk dukej asgjë.

Fausto: Filluan i dhanë ca ilaçe për dhimbje kurrizi dhe ky për një vit vazhdoi të merrte këto ilaçe, por këto ilaçe sikur e…

Ana: E qetësonin për momentin.

Fausto: E qetësonin.

Ardit Gjebrea: Pra që nga ai moment kaloi një vit?

Ana: Po. Kishte patur shumë raste që ndihej keq dhe shokët e vet që janë studentë, që flenë bashkë në dhomë dhe më thonë “Ana, Valterit i bie të fikët kur ndodhin këto gjëra dhe ndihet shumë keq, nuk rri dot në këmbë dhe ne nuk e prekim dot” se dhimbjet ishin aq të forta saqë në ato momente nuk ishin shumë të gjata, por ishin një moment që s’mund ta prekje dot se atij i binte të fikët direkt. Unë u bëra shumë merak, i them urgjent do vish në shtëpi, nuk më intereson.

Kam bërë prenotime te privatët, të gjitha, e kam kontrolluar, i bëjmë në fillim analizat,e kot, prapë nuk i panë diçka. Më thonë, “zonjë do i bëjmë rezonancë magnetike me kontrast”, tjetër, jo që bëjnë të gjithë. Kur i çoj tim bir që i bëj këtë, doktori direkt më thotë “zonjë, djali yt ka një kancer në vertebrën e shtyllës kurrizore”. Ishte e padukshme gjithmonë por që kur e kapa,” ai e ka me vite” tha, “por ndoshta ju s’ia keni kuptuar dhe ne nuk ia kuptojmë dot”.

Mjekët rekomanduan që t’i bënin një radiofrekuencë sepse operacioni ishte shumë i rrezikshëm sepse mund të paralizohej. Fatkeqësisht, rezultoi pa sukses dhe Valterit i duhej të priste 3 muaj përpara se të futej në sallën e operacionit. Përgjatë këtyre tre muajve, ai përjetonte dhimbje të forta sa mjekët nuk mund t’i bënin asgjë veç disa qetësuesve.

Ana: Në datën 6 Tetor, djali jonë u fut në sallën e operimit. Ka qenë 7 orë operim. Kur mbaroi operimi, dalin doktorët, i takojmë 3 doktorët, e pyeta, tha zonjë “operimi ishte shumë i vështirë por doli me sukses”. O Zot çfarë kënaqësie!/tvklan.al