E RËNDË/ U gjendën në varkë të VDEKUR, viktimat ishin dy agjentë të inteligjencës italiane dhe një agjent izraelit

Dy agjentë të inteligjencës italiane dhe një ish-agjent izraelit raportohet se ishin mes viktimave të fundosjes së papritur të një barke të dielën në liqenin Maggiore në veri të Italisë, njoftonin sot zyrtarët.

Advertisements

Zyrtarët emëronin viktimat italiane si 62 vjecari Claudio Alonzi, dhe 53 vjeçarja Tiziana Barnobi, ndërsa izraeliti u identifikua si Shimoni Erez, 50 vjeç.

Advertisements

Anya Bozhkova, bashkëshortja 50 vjeçare ruse e kapitenit rus të barkës, gjithashtu humbi jetën në tragjedi.

Mjeti që kishte rreth 20 turistë në bord u fundos sipas raportimeve nga moti i keq me erë.

Viktimat kishin rënë në ujin e akullt të liqenit kur një erë e fortë e papritur kishte përmbysur barkën 18 metra të gjatë në liqenin e njohur të rajonit verior Lombardi, në kufi me Zvicrën.

Zjarrfikësit italianë thanë se 19 njerëz, mes turistëve që po festonin një ditëlindje në barkë, kishin arritur të notonin deri në breg.

Zyrtarët rikuperuan dhe trupat e katër viktimave.

Ata thanë se në barkë kishte turistë italianë e të huaj, duke përfshirë britanikë e gjermanë.

E përditshmja vendase La Repubblica, shkruante se dy persona u dërguan në spital pas ngjarjes ndërsa të tjerët u trajtuan në vendngjarje.

Ende nuk ka informacione se cilat ishin profesionet e të ftuarve të tjerë në barkë apo nëse i përkisnin komunitetit të shërbimeve sekrete.