Ndërkohë që Veliaj është duke udhëhëqur bindeshëm kundrejt Belind Këlliçit me një diferencë rreth 40 mijë vota, nëpër KZAZ ka nisur numërimi i votave për këshillin bashkiak.

Sipas të dhënave të para të KQZ-së, deri më tani janë numëruar 4 kuti nga 941 dhe PS ka siguruar një maxhorancë të frikshme edhe në këshill duke marrë 35 mandate. Ndërkohë, BF merr 17 mandate kurse PD zyrtare merr 4 këshilltarë.

Advertisements

Bruno Cela

Nga PS janë fitues deri më tani, Romina Kuko, Aldrin Dalipi, Megi Fino, Endri Fuga, Gaz Paja, etj.

Vlen të theksohet se parti të tjera që kanë fituar deri më tani këshilltarë janë Nisma THURJE duke futur në këshill Endrit Shabanin, Lëvizja Bashkë duke futur Mirela Rukon dhe PSD e riorganizuar nga Tom Doshi.

Advertisements

Me siglën e PSD-së është futur Bruno Çela, djali i biznesmenit Geront Çela.

Doshi dhe Çela kanë krushqi bashkë, prandaj kuptohet edhe listimi i Brunos si emër i parë për këshillin bashkiak të Tiranës nën siglën e PSD-së. /albeu.com

Advertisements

Artikulli paraprakSulm me thikë në Tiranë, ka të plagosur. Zbardhen detajet e para
Artikulli tjetër“Llumi i njerëzimit”, plas keq në ekran mes Shqipes dhe Serenës: Ti shkon me të gjithë (Video)