Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Denidas ka reaguar në lidhje me arrestimin e kandidatit fitues të “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Himarës, Fredi Beleri.

Dendias u shpreh se Beleri duhet të lirohet dhe se nuk e kupton mbajtjen e tij në paraburgim.

Advertisements

Ai theksoi se shpreson që të ketë transparencë absolute dhe se pala shqiptare do ta trajtojë çështjen me ndjenjën e seriozitetit të krizës që kjo çështje mund të krijojë në marrëdhëniet greko-shqiptare.

“Nuk po shtyjmë e as bërtasim, duam miqësi, por jo me çdo çmim ”, theksoi ai.

Advertisements

Gjithashtu, Nikos Dendias bëri të ditur se të hënën do të shkojë në Bruksel për të marrë pjesë në Këshillin e Ministrave të Jashtëm të BE-së, ku do të ngrejë çështjen e ndalimit të kryebashkiakut të Himarës. Gjithashtu Dendias do të marrë pjesë edhe në një drekë me ministrat e jashtëm të Ballkanit Perëndimor.

“Meqenëse çështja është jashtëzakonisht e rëndë, të hënën në mëngjes do të jem në Bruksel. Aty kemi një drekë me ministrat e jashtëm të Ballkanit Perëndimor. Çështja duhet të ngrihet në Këshillin e Ministrave. Nuk është e mundur të mos vendoset. Nuk është e zakonshme ndalimi i një kandidati për kryetar bashkie 48 orë para zgjedhjeve dhe mbajtja e tij në paraburgim. Pse mbahet ai? Cili është ky element i rrezikshmërisë së tij që kërkon ndalim të zgjatur? Këto janë pyetje të mëdha”, theksoi ai.

Advertisements

Gjatë drekës me ministrat e jashtëm të Ballkanit Perëndimor, ministri i Jashtëm pritet të takohet me homologen shqiptare, Olta Xhaçka./Albeu.com/

Artikulli paraprakI maskuar dhe me jelek fosforeshent, momenti kur autori grabit postën private nën kërcënimin e thikës
Artikulli tjetërEuro, lekë, pension dhe pasaportë greke, ja si i “bleu votat” në Himarë kandidati Fredi Beleri