“Ç’të shihje, gjak…”/ Rrëfejnë tmerrin fqinjët e familjes ku shpërtheu bombola e gazit: I dëgjuam kur qanin

Banorët pranë banesës ku pati rrjedhje të bombolës së gazit në Patos kanë treguar detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur ditën e sotme në Patos.

Advertisements

Banorët shrehen se fillimisht dëgjuan zhurmën, e më pas të qarat e 3 familjarëve.

Advertisements

Ata shtojnë se i gjetën të gjakosur, ndërsa sipas tyre, vajza e familjes është në gjendje të rëndë.

“E kam shtëpinë 100 metra larg. Dëgjova zhurmën e madhe, se kush ma hapi nga këta nuk e di.

Dëgjova që po qanin, i thashë o burrë është te Fatmiri se e kam kunat, e kam vëlla. U mblodhëm ne, çfarë të shihje, gjak nga fytyra, gjak të vrarë.

Është ballkon përjashtë, bomba ka qenë nga jashtë. Vajza është më keq.

Dëgjova një zhurmë, e madhe. Më vonë, çerek ore më thotë një shok, plasi bomba. I morën i çuan me urgjencë në spital”, thanë banorët.