Çfarë ndodhi mes ish-banorëve të BBV? Kiara Tito fiton një vend në televizion, por…

Kiara Tito do të rikthehet në ekranin e “Top Channel” si moderatore. Pas përfundimit të “Big Brother Vip Albania”, ajo ka marrë besimin e drejtuesve të këtij televizioni, për të moderuar një emision përgjatë verës.

Advertisements

Burime pranë çiftit bëjnë me dije për “Vip Magazine” se ajo do të marrë drejtimin e emisionit “Kepi i Tundimeve”, i cili këtë sezon do të vijë i konceptuar ndryshe. Pas përfundimit të “Big Brother Vip Albania”, Kiara po jeton dashurinë e saj me Luizin, fituesin e edicionit të dytë të këtij programi me të cilin u njoh brenda shtëpisë.

Advertisements

Por duket se miqësitë që kishte krijuar brenda shtëpisë janë krisur njëherë e mirë për Kiarën. Efi Dhedhes ka folur për herë të parë për raportet me Luizin dhe Kiarën pas përfundimit të “Big Brother Vip Albania”. Në një intervistë në emisionin “Se luan topi” ajo tha se nuk është takuar me asnjërin prej tyre, pasi të dy janë të angazhuar, por shtoi se do i lërë të gjithë kohën e duhur raportit. Efi përsëriti edhe njëherë deklaratën se dasma e tyre iu duk vendim i nxituar pa e njohur njëri tjetrin jashtë izolimit. “E vetmja gjë që thashë është mu duk dasma shumë herët për dy njerëz që nuk patën mundësinë ta njohin njëri tjetrin në situata të ndryshme përveç ‘Big Brother’.

Ajo i përket vetëm atyre. Ky është një mendim i imi që doja ta shprehja dhe ata ta dinin. Me Luizin jemi shumë mirë thjesht nuk kemi pasur mundësinë të takohemi por gjërat janë ashtu si i kemi parë, qetë, bukur dhe pa keqkuptime. As me Kiarën nuk jam takuar. Njerëzit kanë nevojë për kohën e tyre. Jam e lirë t’i jap sa kohë të duan të gjithëve. Janë të dy të angazhuar”, tha Efi. Mesa duket “Big Brother Vip Albania” është më dramatik jashtë seç ishte brenda. Ditë pas dite, dëgjojmë deklarata të papritura nga ish-banorët. Antoneta Koçi, një prej banoreve, ishte së fundmi e ftuar në një emision ku shprehu pakënaqësitë e saj për Kiara Titon. Ajo tha se edhe pse Kiara është një vajzë e mirë, ndonjëherë mund të tregohet shumë arrogante dhe mendjemadhe.

“Kiara në thelb nuk mendoj se është vajzë e keqe, thjesht i fluturon mendja shumë shpejt. Pra, bëhet mendjemadhe shumë shpejt. Dhe është arrogante. Mua për shembull ta them tani më ka ndodhur në një nga situatat që kemi qenë me xhirime në “Big Brother” që kundrejt disa personazheve kishte një qasje sikur ishim publik. Nuk kishte atë respektin që duhet të kesh për dikë që e njeh. Pavarësisht se në një moment mund të kesh shumë popullaritet, jetës nuk i dihet asnjëherë.

Në një moment mund të jesh më e kërkuara, në një moment mund të jesh e harruara. As kokën nuk e ktheu për të përshëndetur njeri, thjesht shkoi te dy-tre personat që qëndron gjithmonë. Mendoj se herë-pas-here sillet në mënyrë të tillë që të pëlqehet, bën gjëra që do publiku”, tha Antoneta. Por, edhe vetë Kiara ka zbuluar se me disa nga ish-banorët nuk gëzon më të njëjtin raport dhe këtë gjë nuk e fsheh. Ish-banorja e “Big Brother VIP 2”, Kiara Tito, ka rënë pre e telefonatës “kurth”. Një ditë më parë ajo ka marrë një telefonatë ku u kërkohet që të bashkëpunojë për një revistë me Efi Dhedhes dhe Olta Gixharin.

Moderatorja e njohur përgjigjet prerë me “jo”, derisa njihet me pagesën prej 20 mijë eurosh, ku ndryshon mendim duke thënë se do e diskutojë me menaxherin e saj. E njëjta ofertë iu komunikua edhe për opinionisten Zhaklin Lekatari, por në këtë rast paratë nuk e joshën dhe moderatorja ishte e prerë se nuk ka një bashkëpunim mes tyre. Më pas Kiarës i zbulohet se e gjitha ishte një lojë. Moderatorja e priti me shumë sportivitet.