“Bye, bye Kemal”, Erdogan shpall fitoren në mënyrë të veçantë

Para mijëra mbështetësve të tij në Stamboll, Presidenti, Rexhep Taip Erdogan ka dalë për të shpallur fitoren.

Advertisements

Në bazë të të dhënave të marra nga hapja e 97% e kutive të votimit Erdogan ka marrë 52.0% të votave ndërsa rivali i tij republikan i opozitës Kemal Kiliçdaroglu që mbështetej nga 6 parti u ndal në vetëm 47.9% të votave.

Advertisements

Erdogan ka dalë duke kënduar para mbështetësve ndërsa i është drejtuar rivalit të tij me fjalët: “Bye bye Kemal!”.

Kujtojmë se turqit votuan edhe për Asamblenë Kombëtare në raundin e parë më 14 maj. Partia e Erdoganit ka një shumicë komode në organin prej 600 vendesh.

Vendet ndahen si më poshtë:

323 për nacionalistët AKP dhe MHP të Erdoganit

212 për Republikanët (CHP) dhe Partia e Mirë e Meral Aksener

65 vende për partitë më të vogla të majta.