Basha ‘sfidon’ Berishën në Shkodër: Ky qytet nuk u ul kurrë para arrogancës së pushtetit, ditë më të mira do vijnë

Lulzim Basha i është rikthyer politikës aktive, por ditën e sotme mesazhi i tij ishte edhe më fortë. Ish-kreu i demokratëve, sfidon Sali Berishën duke zhvilluar një takim me të rinjtë në Shkodër, bastionin e së djathtës, ku Sali berisha pësoi humbjen më të madhe në histori në zgjedhjet e 14 majit.

Advertisements

“Shkodra kurrë nuk është përkul para arrogancës së pushtetit. Diktuarës dhe as para arrogancës së pushteteve në tërësi. Kjo e bën sëmbimin edhe më të madh. Jam i bindur për ju, bashkë e juaj, qytetarët e Shkodrës, ata që s’janë banorë, por e shohin Shkodrën si një etalon. Kur më thanë për këtë mundësi bashkëbisedimi me ju, pata një reflektim të thellë, duke pas parasysh këtë rrethanë, por në Shkodër unë e ndje dh ese kam subjektive, ky lëndim është më i madh.

Advertisements

Pata një moment kur thash si i bëhet, me ardh në Shkodër pas 14 majit. Edhe kur lëndohesh, edhe kur të sëmbon diçka, nuk ka rrugë tjetër përveç të përballesh me lëndimin me shkakun e lëndimit.

Pas kësaj nuk pata asnjë dilemë dhe mendova u bë një kohë e gjatë, pak më shumë se një vit që kur kam qenë në një takim të tillë në Shkodër dhe e dyta, padiskutim që unë besoj se më të mira do të vijnë, por s’ka pse ët presim për ditë më të mirë, por të punojmë për ditë më të mira,” tha ai.