15-vjeçari Fajton Bici ishte nisur për në shkollë si çdo ditë tjetër, por u godit me thikë në zemër, pasi u fut për të ndarë sherrin mes kushëririt të tij dhe disa bashkëmoshatarëve.

Babai i autorit Servet Karaj, thotë se nuk kishte asnjë dijeni për debatin. Fatjon Bici që u nda nga jeta padrejtësisht e cilëson si djalin e tij.

Advertisements

Ai është i gatshëm që të shkojë të bisedojë me familjarët nëse pranojnë. Karaj kërkon që drejtësia të bëjë detyrën e vet.

Në një përshkrim të shkurtër për të birin shprehet se nuk e dinte që mbante thikë me vete, e quan djalë të rregullt dhe jo problematik.

Advertisements

“Djali ka qenë shumë i qetë, nuk merrej me gjëra të tilla. Atë ditë nuk ka shkuar në shkollë se kishte probleme shëndetësore. Unë isha vetë në Gramsh e 10 minuta pasi jam kthyer më kanë marrë në telefon. Jam habitur. Sjellja e djalit ka qenë normale, nuk të linte përshtypje. Nuk di si të them, nu ki kam parë asgjë me vete. Në polici na thirrën për deklaratën”,-thotë babi i autoit.

Konflikti që u bë shkak për krimin kishte nisur ditë më parë, pasi të rinjtë shkëmbyen sharje në rrjetet sociale.

Advertisements

Artikulli paraprakRezultatet/ Lela zbardh skemat ‘mafjoze’ të zgjedhjeve: Kutia e fundit e burgut ishte bosh, e porositur nga esnafët e pozitës
Artikulli tjetërArian Çani zbulon skenarin e frikshëm që lëkund themelet e pozitës: Greko-amerikani në zyrën e Biden mund të “zmbraps” Ramën