Autobusi me mbështetës të Erdoganit përplaset me kamionin, raportohet për 22 të plagosur

22 persona kanë mbetur të plagosur pas një aksidenti të rëndë mes një autobusi dhe një kamioni.

Advertisements

Ngjarja ka ndodhur në autostradën e Anadollit në Sararya, ndërsa mësohet se, autobusi kishte votues të partisë së Erdoganit, AK, të cilët po ktheheshin nga Stambolli për në Ordu.

Advertisements

Pas njoftimit, në vendngjarje janë nisur ekipet policore, shëndetësore dhe zjarrfikëse.

Sipas mediave turke, drejtuesi i mjetit i cili kishte ngecur në autobus është shpëtuar nga zjarrfikësit dhe i është dorëzuar punonjësve shëndetësorë për marrjen e ndihmës së nevojshme.

22 personat e plagosur nga aksidenti janë dërguar në spitalet e Sakaryas dhe Kocaelit pasi u nxorën nga autobusi i aksidentuar dhe pas kontrolleve përkatëse, ata u dërguan në shtëpi.