Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka kërkuar këtë të mërkurë burg përjetë për Redjan Rrajën. Lajmi bëhet i ditur nga gazetarja e Klan News, Glidona Daci.

Rraja akuzohet nga prokuroria si ekzekutor në atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj.

Advertisements

Ndërsa për Arjol Halilajn, SPAK sipas gazetares kërkoi 35 vjet burg.

Ky i fundit akuzohet si ndihmës, pasi sipas prokurorisë është personi që mori me makinë pas atentatit.

Advertisements

Ngjarja ndodhi Nëntorin e 2019-s pranë mbikalimit të Shkozetit, në aksin rrugor Durrës-Tiranë. Nga atentati mbeti i plagosur prokurori Arjan Ndoja, miku i tij Aleksandër Laho, i njohur si “Rumi i Shijakut”, si dhe shoferi Andi Maloku, i cili ndërroi jetë pas disa ditësh në spital./tvklan.al

Artikulli paraprak“Nuk kishe një copë bukë të më mbaje?”, motra rrëfen historinë e trishtë të 16-vjeçares që zbuloi se nëna e kishte dhuruar
Artikulli tjetërNesër gjimnazistët i nënshtrohen testit të parë, ja si do zhvillohen provimet e maturës