Arti në zi! Mbyll sytë përgjithmonë aktori i dashur për publikun

Komediani austriak Peter Simonischek, i cili u bë i njohur për rolin e babait në filmin “Toni Erdmann”, vdiq mbrëmë në moshën 76-vjeçare.

Advertisements

“Unë mund ta konfirmoj se ai vdiq në Vjenë, vend në të cilin jetonte”, tha sot një përfaqësues i Shoqatës Austriake të Teatrove Kombëtarë.

Advertisements

I lindur në Austri më 6 gusht 1946, Peter Simonischekia detyronte famën e tij audiencës gjermane, aftësisë së tij për të luajtur personazhe shumë të ndryshëm, qofshin këto shfaqje modern apo të repertorit klasik.

Por gjithçka ndryshoi, kur ky djali i një dentisti u shfaq dalëngadalë nën dritat e platformës së kinemasë botërore me rolin e babait kapriçioz në komedinë “Toni Erdmann” të regjisores gjerman Maren Ade, e cila mori çmimin e shoqatës ndërkombëtare të kritikëve në Kanë në vitin 2016.