Aksident në Gramsh/ Makinat përplasen ‘kokë më kokë’, ka të plagosur

Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur pasditen e sotme në afërsi të fshatit Kacivel në Gramsh.

Advertisements

Paraprakisht raportohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Advertisements

Tre personat e plagosur janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Gramshit.

Bëhet fjalë shtetasit Elton Kotorri, 42 vjeç, Sokol Berdellima, 35 vjeç si dhe Bedrane Menko, 48 vjeçe.

Policia dhe grupi hetimor po hetojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.