Aksident i rëndë në Shkodër, 28-vjeçari ndërron jetë për shkak të plagëve

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në vendin e quajtur “Muri i kalasë”, në lagjen “Liria” në Shkodër.

Advertisements

Policia bën me dije se një 28-vjeçar ka humbur kontrollin e automjetit të tij tip “Dayang” dhe për pasojë ka humbur jetën.

Advertisements

“Mbrëmjen e djeshme, në vendin e quajtur “Muri i kalasë”, në lagjen “Liria”, shtetasi Sh. B., 28 vjeç, banues në lagjen “Liria”,

duke drejtuar automjetin tip “Dayang”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Për shkak të dëmtimeve të marra nga ky aksident, 28-vjeçari ka humbur jetën”, njoftimi i policisë.