Aksident i rëndë , i moshuari në gjendje kritike për jetën

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Berat, ku një makinë ka përplasur një të moshuar.

Advertisements

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në lagjen Çelepias, ku mjeti Volswagen ka përplasuer një 68-vjeçar, teksa po kalonte vijat e bardha me biçikletë.

Advertisements

Ende nuk dihet shkaku i aksidentit, por mësohet se i moshuari me emrin Agim Mingu është dërguar me shpejtësi në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Mingu momentalisht ndodhet në sallën e operacionit dhe në gjendje kritike, ndërkohë që në vendngjarje ka shkuar policia dhe grupi hetimor.