Një krim në familje ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Kusarth të Elbasanit.
Burime për Panorama bëjnë me dije se viktimë ka mbetur 44-vjeçarja Alma Qevani, e cila është goditur për vdekje nga kunati i saj, bashkëshorti i motrës.
Advertisements
Mësohet se autori Refik Tashi 58 vjeç pasi goditi me sëpatë kunatën e tij është kapur në flagrancë teksa ecte me vrap, ku në duar mbante mjetin me të cilin kreu krimin.
Viktima si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën rrugës për në spital.
Advertisements
Njoftimi i policisë:
Goditi me sëpatë kunatën e tij, falë veprimeve të shpejta nga Policia, kapet dhe shoqërohet autori i dyshuar. Si pasojë e plagëve të marra, 44-vjeçarja humbi jetën në spital.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, gjatë kontrollit në territor, në fshatin Bradashesh, për kapjen e autorit të plagosjes së 55-vjecarit, në Peqin, kanë konstatuar një shtetas, me një sopatë në dorë dhe me duart me gjak, i cili po ecte me vrap. Shërbimet e Policisë janë vënë vënë në djekje dhe kanë bërë kapjen e shtetasit R. T., 58 vjeç, banues në fshatin Shirgjan, Elbasan dhe kanë shoqëruar atë në Komisariat. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas, rreth orës 13:00, në fshatin Kusarth, në rrugë, ka goditur me sëpatë motrën e bashkëshortes së tij, shtetasen A. Q., 44 vjeçe, banuese në Kusarth, e cila është dërguar në spital, ku si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.
Sëpata është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.