Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë në konferencën e përjavshme për mediat, ku ka vijuar me akuzat ndaj qeverisë për zgjedhjet e 14 Majit.

Gjatë fjalës së tij Berisha foli për banda të qeverisë të shkrira me Policinë e Shtetit, për blerje votash dhe për tentativë për të blerë komisionerë me 10 mijë euro.

Advertisements

Berisha tha se qendrat e votimit kanë qenë të pushtuar ndërsa theksoi se policia nuk iu përgjigjej thirrjeve telefonike.

“10 mijë euro për komisioner, në Lezhë në mbrojtjen e policisë së Lezhës bandat shpërndanë para dhe terror gjatë gjithë natës në zona të ndryshme, diku diku janë të filmuara dhe aty duket makina e bandave dhe e policisë që po. Edhe në Dibër, bandat e kthyera nga Dubait, në Durrës dhe vende të tjera diktuan në mbrojtjen e Policisë vullnetin e qytetarëve. Eksponentë të Partisë Demokratike u bënë pre e atentateve të organizuara për eliminimin e tyre, bandat pushtuan qendra e votimit në Velipojë, 600 euro vota në Mamurras, në Nikël, vrasës trafikant bllokuan qendrat e votimit, vunë në presion komisionerët, kurse narko policia arrestonte një person në makinë dhe e mashtronte opinion publik se ai po blinte vota, kur ai nuk kishte asnjë qindarkë me vete”, tha Berisha.

Advertisements

Artikulli paraprakJa strofulla nëntokësore ku fshihet Putini, dokumentet konfidenciale zbulojnë si mund të arratiset lideri rus pa e marrë vesh askush
Artikulli tjetërDorëheqja e Alibeajt, PD zyrtare njofton: Bardhi zgjidhet Kryetar i Grupit Parlamentar