Mes emocionesh të forta dhe lotësh gjatë primes të së shtunës Kiara u suprizua në mënyrën më të bukur. Atëhere kur nuk e priste ajo mori propozimin për martesë nga dashuria e saj, Luizi.

Me një unazë madhështore banori i Big Brother Vip i kërkoi moderatores që të martohej me të, e sigurisht që përgjigjja që mori ishte “Po”.

Advertisements

Por, unaza ishte ajo që tërhoqi vëmendje dhe zuri faqet e para të mediave rozë. E mahnitur nga unaza që këngëtari i dhuroi Kiarës është padyshim edhe gjyshe Leta.

Ka qenë Kiara së fundmi e cila në “InstaStory”, ka publikuar reagimin epik të gjyshës e cila tashmë ka fillaur të bëjë planet e dasmës.

Advertisements

Në videon e publikuar nga moderatorja Leta dëgjohet teksa thotë që sapo Luizi të dalë do i vendosin unazën dhe do të bëjnë të gjitha adetet.

“Sa e bukur moj Kiara, të rroni e ta gëzoni dhe bashkim sa më parë. Më pëlqen shumë unaza, unazë shumë shumë e bukur. Tani kemi për t’ ja bërë dhëndrit unazën. Luizi të ka vënë ty dy unaza ti nuk i ke vënë asnjë.

Advertisements

Artikulli paraprak“Rrebeshe shiu, përmbytje dhe ulje temperaturash”/ Sinoptikani tregon se çfarë do të ndodhë me motin gjatë javës dhe kur vjen kthesa e fortë: Kjo do të jeta dita më e nxehtë
Artikulli tjetërE RËNDË/ Sherr për politikë, turisti i pret veshin pushuesit me një xham