Një konflikt ka ndodhur në Tiranë rreth orës 18:45 afër rrethrrotullimit të Zogut të Zi.

Shtetasi A. H., 49 vjeç, banues në Dibër, dhe M. H., 23 vjeç, kanë gërvishur automjetin që drejtonte shtetasi E. Sh., 28 vjeç.

Advertisements

Pasi janë gërvishur dy mjetet, kanë dalë të dy palët duke u konfliktuar dhe kanë goditur njëri-tjetrin me grushte.

“Reagim i DVP Tiranë

Advertisements

Në lidhje me një video të postuar në portale, në të cilën duken disa persona që konfliktohen me njëri-tjetrin, afër Zogut të Zi, ju sqarojmë se:

Ditën e sotme, rreth orës 18:45, afër rrethrrotullimit të Zogut të Zi, shtetasi A. H., 49 vjeç, banues në Dibër, dhe M. H., 23 vjeç, banues në Tiranë, kanë gërvishur automjetin që drejtonte shtetasi E. Sh., 28 vjeç, banues në Tiranë. Pasi janë gërvishur dy mjetet, kanë dalë të dy palët duke u konfliktuar dhe kanë goditur njëri-tjetrin me grushte. Si pasojë e goditjeve kanë marrë dëmtime të lehta.

Advertisements

Të dy palët e përfshira në konflikt janë shoqëruar në komisariat dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, shkruan policia./CNA.al

Artikulli paraprakModelja bën xhiron e botës, publikon një video të një UFO-je
Artikulli tjetërJori dhe Dea tregojnë djemtë për të cilët kanë tërheqje seksuale: Sa herë më afrohet Kristi…