Një 26-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se ka përd*hunuar një të mitur.

Ngjarja ka ndodhur në Mallakastër, ku shtetasi me iniciale D.M, akuzohet se ka kryer marrëdhënie sek*suale me dh*unë me një të mitur 15-vjeçare.

Advertisements

Po ashtu, pas arrestimit, policia i ka gjetur 26-vjeçarit në banesën e tij një armë gjahu, e cila ishte pa leje.

Policia vendore informon se ‘sSpecialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër ndaluan shtetasin D. M., 26 vjeç, banues në Mallakastër, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie sek*suale me dh*unë me 1 shtetase të mitur 15 vjeçe.

Advertisements

Gjatë kontrollit të banesës së 26-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë gjahu, që e mbante pa lejen përkatëse’.

Artikulli paraprakE quajti Luizin “kokrra e vulgarit”, Efi i del në mbrojtje dhe shpërthen keq ndaj Kristit: Je tradhtar (Video)
Artikulli tjetërDalin detaje të reja/ Vrasja e dyfishtë në Shkozë, vëllai i autorit: Na ka kërcënuar me vrasje, por …