Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dhënë një deklaratë për mediat para selisë blu, pas takimit të zhvilluar këtë të premte me Sali Berishën.

I pyetur nga gazetarët për rritjen e pagave të njoftuar më herët nga kryeministri Edi Rama, Meta tha se është një mashtrim i kryeministrit, sikurse premtoi edhe me shëndetësinë falas.

Advertisements

“Rama kujtohet për qytetarët pak javë para zgjedhjeve, dhe ata e dinë se përgjegjësi kryesor për shtrenjtimin e kostos së jetës është Rama dhe korrupsioni i tij.

Zgjidhja është modeli që ofron koalicioni dhe kandidatët tanë të shkëlqyer”-tha Meta.

Advertisements

Artikulli paraprakTha se është ‘këngëtar dhe diplomat i dështuar’, Bledi ndërron mendje pas hyrjes në BBV, ja këshilla që i jep Luizit: Turpi më i madh…
Artikulli tjetërTjetër tërmet i fortë “shkund” Turqinë