Shaqir Alcani, pronar i kompanisë “Alcani shpk” dhe djali i tij, Algert Alcani janë vënë në prangat e Policisë së Elbasanit. Në operacion është përfshirë dhe Operacionalja, e cila ka arrestuar Edmir Bocin dhe është prej orësh në kërkim të një personi tjetër, me iniciale L.K.

Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kërcënuar me jetë biznesmenin Erald Myftari, pronar i një biznesi me qendër në Cërrik, duke i kërkuar që të tërhiqej nga një tender që kishte fituar në Bashkinë e Tiranës. Në garë ishte dhe firma e Shaqir Alcanit.

Advertisements

Pasi kanë humbur në garën për tenderin, Shaqir dhe Algert Alcani janë vënë në lëvizje dhe kanë kontaktuar elementë të botës së krimit, që të kërcënonin biznesmenin Erald Myftari, që ai të tërhiqej nga tenderi. Kur ky i fundit nuk kishte pranuar, i është vendosur pistoleta në kokë dhe i është thënë se do të vritej ai dhe familja.

Policia e Elbasanit ishte në ndjekje të këtij rasti, bashkë me Prokurorinë prej një muaji, dhe sapo janë informuar për kërcënimin, është vendosur ndërhyrja. Me ndihmën e Operacionales, është kthyer një operacion i gjerë gjatë gjithë natës dhe tre nga katër personat e përfshirë, janë arrestuar.

Advertisements

Newsbomb.al mëson se Algert Alcani punonte në Bashkinë e Tiranës. Edhe pse vetëm 27 vjeç, ai ishte emëruar përgjegjës për Vlerësimin e Performancës. Në sistem, kishte hyrë si student ekselent, pasi kishte fituar të drejtën për të punuar në administratën publike.

Advertisements

Artikulli paraprakVëllai i vrau gruan, flet bashkëshorti i Migena Sinanit: Punoja natën për fëmijët, vetëm një mbështetje më ka mbetur tani
Artikulli tjetërAlibeajt i ‘rrjedhin’ deputetët/ Kandidati i Vaut të Dejës e ‘tradhëton’ me Berishën