Nje surprizë gjigante është gati për mbrëmjen e nesërme! Kevin Jacobs, ish-fituesi i Big Brother Canada duket se do t’i bëjë një surprizë Luiz Ejllit brenda shtëpisë së BBV.

Ai ka marrë dijeni përmes rrjeteve sociale për përmendjen e emrit të tij në Tiranë, pasi Luizi zbuloi se kishte ndjekur strategjinë e tij

Advertisements

për të çuar në televotim tre banorë të martën e kaluar, duke futur në kurth Armaldon dhe Kristin e duke shkelur rregullin e lojës.

Në një video në Tik Tok e tij, Kevin Jacobs ka publikuar momente nga aeroporti, dhe tregon se është nisur për në Shqipëri për një surprizë për Luiz Ejllin.

Advertisements

Kujtojmë që edhe ditën e enjte, gjatë paradites, mbi shtëpinë e BBV ka fluturuar një dron që mbante një foto dyshe të Luizit dhe ish fituesit të BB në Kanada.

Ndërsa prej të martës, është përmendur shumë fakti që Luizi ka mësuar dhe po ndjek disa nga strategjitë që ka përdorur ky personazh që më pas u shpall dhe fituesi i BB në Kanada.

Advertisements

Artikulli paraprakSi do të jetë situata ekonomike në Shqipëri në vitet e ardhshme? Ja çfarë mendojnë qytetarët
Artikulli tjetërTop Channel largon gazetarin e njohur pasi tregoi të vërtetën e madhe për Big Brotherin se si u….