Gazetari Poli Hoxha tha në një intervistë për Euronews Albania se pista politike është ajo më e dobëta në vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin.

Hoxha u shpreh se nisur nga mënyra si është ekzekutuar 50-vjeçari tregon se atentati është e parapërgatitur shumë kohë më parë.

Advertisements

“Pista politike është më e dobëta, në mes janë të gjitha problemet që ka pasur më parë viktima,

që nga gjakmarrja deri te ngjarjet e rëndë kriminale ku mund të jetë përfshirë. Ka qenë edhe drejtues i ALUIZNI dhe e dimë problemin e pronave në Lezhë.

Advertisements

Por mënyra se si është organizuar atentati tregon se është i përgatitur edhe muaj më përpara.

Kjo pasi kishim të bënim me një njëri që lëvizte me makina të blinduara, rrinte vetëm në lokalin e tij dhe me njerëzit e tij. Atentati është planifikuar shumë kohë më parë”, tha gazetari.

Advertisements

Artikulli paraprakE rëndë/ Vritet me thikë shqiptari në Spanjë, braktiset para spitalit(Detajet)
Artikulli tjetër‘Plas’ keq në BBV, Qetsori ja thotë troç Efit: Luizi të çoi në finale dhe ti…