Agjencia Balkan Insight raporton se kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka deklaruar se do tërhiqet nga juridiksioni i Arbitrazhit Ndërkombëtar, pasi kjo gjykatë konfirmoi një gjobë prej 110 milionë eurosh ndaj qeverisë shqiptare.

Gjoba do të shkojë në favor të biznesmenit italian, Françesko Beketi.

Advertisements

Sipas BIRN, Rama e quajti gjobën skandaloze dhe deklaroi se Shqipëria mund të largohet nga gjykata.

Madje Rama tha se Shqipëria do i shkaktojë probleme kësaj gjykate, duke nisur nga java tjetër.

Advertisements

E megjithatë, pavarësisht këtyre kërcënimeve, BIRN shkruan se qeveria ka ndarë 156 milionë euro për gjobat e arbitrazhit, mes tyre edhe për gjobën e fituar nga Beketi.

“Disa kompani të huaja kanë paraqitur padi pranë Arbitrazhit Ndërkombëtar me rezultate të përziera. Disa janë hedhur poshtë si të pabaza, por të tjerat kanë çuar në shpërblime të mëdha kompensimi.

Advertisements

Ministria e Financave ka akorduar rreth 156 milionë euro për të bërë pageat, përfshirë edhe atë të Beketit,” thekson BIRN.

Ekspertët mendojnë se deklarata e Ramës për daljen nga Arbitrazhi Ndërkombëtar është më shumë një shashkë politike.

Artikulli paraprakKush është shënjestra e Artan Hoxhës? Gazetari publikon foton përballë një arme të rrezikshme
Artikulli tjetërMerr kthesë ngjarja! Policia po heton përfshirjen e një personi të TRETË në vrasjen në Shkozë, 43-vjeçari mori 2 plumba