Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Edhe pse arriti të kalonte nominimin mbrëmjen e sotme një nga banorët vendosi të largohej me dëshirën e tij dhe ta linte rrugëtimin në mes. Lorenci ishte ai që vendosi të largohej dhe është shprehur se këtë vendim kishte ditë që e kishte marrë.

Advertisements

Pasi të gjithë banorët e shtëpisë së BBV në dhomën e rrëfimit të martën dhanë 2 emra dhe 2 arsye për lojtarët që donin të dërgonin në nominim ata që morrën më shumë vota ishin Efi, Kiara, Qetësori, Lorenci dhe Gerti. Mes tyre publiku vendosi që banori që duhet ta linte shtëpinë ishte Gerti Koxha..

Artikulli paraprakEfi polemizon me Zhaklinën. ‘Flet ti për dhunë, në ekran sillesh ndryshe, në realitet ndryshe’
Artikulli tjetërKrimi makabër në Shkozë, armën e fshehu babai i autorit, rrëfimi para efektivëve: E lashë në një mbajtëse këpucësh