Mjaftoi një hartë në mes të Tiranës për të zbardhur të gjithë të zezat antikombëtare të kryeministrit Edi Rama me Kosovën. Nuk po flasim për zullumet që i ka bërë Shqipërisë, por për “thikën” e tij që ka prekur të gjitha trojet shqiptare. Në një kohë që në të gjithë botën po lobohet fort që Kosova të njihet si shtet i pavarur, ku Perëndimi është investuar më fuqishëm se kurrë që edhe vendet e tjera përveç Serbisë të pranojnë Prishtinën si shtet me simbolet dhe me hartën e saj, kreu i qeverisë shqiptare vazhdon të japë mesazhe të koduara për presidentin serb Aleksandër Vuçiç duke shkaktuar një skandal të madh.

Ai justifikoi së fundmi hartën në një aktivitet qeveritar që paraqet Kosovën si pjesë të Serbisë si hartë të një kompanie të huaj duke mos u shqetësuar nga një fakt i tillë që fyen të gjithë shqiptarët anembanë. Rama ua la fajin spanjolle, duke u shprehur se meqë në se Spanja nuk e njeh Kosovën, nuk kemi çfarë të bëjmë. Reagimi i tij ishte qesharak dhe fyes në një situatë të tillë, ku në Hagë janë duke u gjykuar krerët më të lartë të UÇK-së, drejtuesit e asaj ushtrie që derdhën gjak për lirinë e Kosovës nga pushtimi serb. Në një farë mënyre ai rrëzon dhe presionin e fortë të amerikanëve, britanikëve, gjermanëve, francezëve për njohjen e Kosovës duke i dalë në krahë sërish Vuçiçit.

Advertisements

Për kreun e qeverisë mbrojtja e territoreve qoftë edhe në një hartë çfarëdo mund të jetë “luftë me mullinjtë e erës”, por për shqiptarët kjo është detyrë e përditshme. Nga ana tjetër, ditën e djeshme ka ardhur dhe një reagim i kompanisë së huaj spanjolle pas 3 ditësh nga skandali që shkaktuan në Tiranë. Ky reagim erdhi pasi një ndër mediat që e pasqyroi shumë fort ishte dhe gazeta “SOT”, të cilën e cilësoi si provokim. Kompania spanjolle ka deklaruar se ky gabim është bërë pa asnjë qëllim politik dhe se në asnjë moment “ekipet e tyre nuk janë përpjekur të lëndojnë ndjeshmërinë e dikujt”.

Deklaratat kontradiktore

Advertisements

Pra kompania spanjolle e cilëson si gabim duke nxjerrë blof dhe Ramën, i cili shkroi se harta është përdorur gjatë prezantimit të një kompanie spanjolle dhe duke qenë se Spanja nuk e njeh Kosovën, harta e rajonit prezantohet në atë mënyrë. “Nga ana tjetër, po e shkruaj këtë letër për të kërkuar falje që kam përfshirë gabimisht, në një prezantim biznesi, një hartë e vjetëruar e Shqipërisë dhe vendeve fqinje, gjë që për fat të keq do të kishte gjeneruar disa shqetësime dhe njëfarë “zhurmë” mediatike. Jemi vënë në dijeni se nga qeveria juaj e keni kuptuar se nuk ishte gjë tjetër veçse një gabim dhe se në asnjë moment ekipet tona nuk janë përpjekur të lëndojnë ndjeshmërinë e dikujt, aq më pak pozicionohemi politikisht në çfarëdo mënyre.

Për ne, siç ka bërë gjithmonë babai im, themeluesi ynë i mbrojtur, turizmi është një mjet për binjakëzimin e qyteteve dhe për krijimin social dhe ekonomik, mirëqenie kudo që jemi”, thuhet në letrën e kompanisë spanjolle. Në vend që të shënjestronte mediat, kompania spanjolle nuk duhet të kërkonte falje tek kryeministri Rama që e lejoi një gjë të tillë, por falje duhet të kërkohet për të gjithë Kosovën nga ky skandal i kësaj kompanie anonime. Edhe sikur të mos ishte një gabim siç pretendon kompania spanjolle, Edi Rama duhet t’i kishte bojkotuar menjëherë. Pse pikërisht një hartë ku shfaqet Kosova si Serbi, në një takim biznesi duhej të pranohej nga Rama të shfaqej në mes të Tiranës?

Advertisements

Çfarë mesazhesh kërkon që të japë kryeministri shqiptar në momente të tilla, ku çështja Kosovë-Serbi është shumë e ndjeshme pas tensioneve në Veri me shpërthimin e luftës në Ukrainë, ku presidenti i Rusisë Vladimir Putin e ka përmendur shpesh Prishtinën. Madje skandali është dhe më i madh. Pasi ky nuk është gabimi i parë siç pretendon Rama dhe kompania spanjolle. Kreu i qeverisë e ka këtë skandal të përsëritur. Në vitin 2019, kryeministri ka publikuar një tjetër hartë ku Kosova shfaqej si pjesë e territorit të Serbisë. Kjo gafë erdhi ndërkohë që kryeministri po përpiqej të tregonte investimet për sigurimin e furnizimit me ujë në Shqipëri. Pra nuk është hera e parë që Rama jep mesazhe të tilla.

Mediat serbe në “orgazëm” nga harta në mes të Tiranës

Fshirja e Kosovës si shtet i pavarur duke e paraqitur atë si territor të Serbisë ka bërë që mediat serbe të ngrenë “në qiell” kryeministrin Rama. Gazeta “SOT” ka raportuar edhe më parë, se mediat pro Vuçiçit janë duke i dhënë çdo ditë e më shumë hapësirë për shkak të deklaratave të tij në mbrojte të presidentit serb, indirekt një mbështetje edhe për Vladimir Putinin. Rama së fundmi vazhdon të justifikojë në gazeta të mëdha të huaja, raportet shumë të mira të Vuçiçit me Moskën, duke lëshuar kritika në adresë të Perëndimit. “Blici” serb shkruan se pakënaqësia, duket se ka qenë aq e madhe, saqë zjarrin iu desh të shuante kryeministri Rama , i cili u përpoq të nënvlerësonte rëndësinë e asaj ngjarjeje. Pra për mediat serbe, Rama nuk e konsideron skandal hartën që Kosova është Serbi. Në fund “Blic” përmend dhe Ballkanin e Hapur, sërish një çështje të ndjeshme ku Kosova është e përjashtuar dhe ky projekt i Vuçiçit dhe i Ramës është marrë nën mbrojtje nga Moska, por është kundërshtuar fort nga Perëndimi.

Artikulli paraprakSurpriza e motit për ditën e nesërme, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat
Artikulli tjetërKeni bërë plane? Ja çfarë pritet të ndodhë me motin këtë fundjavë (HARTA LIVE)