Një 64-vjeçar është arrestuar nga policia e Krujës pasi u kap me një armë tip kallashnikov dhe municion luftarak pa leje.

Policia bën me dije se shtetasi me inicialet B.I, u arrestua në flagrancë falë informacionve të mbledhur në rrugë operative.

Advertisements

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të punës operacionale të mbështetur nga inteligjenca informative, me fokus evidentimin dhe goditjen e mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit, kanë konstatuar një tjetër rast të kësaj veprimtarie kriminale, për të cilin u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi: B. I., 64 vjeç, banues në Krujë.

Advertisements

Shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri automatik PMSH dhe dhjetëra fishekë luftarak, që mbaheshin pa leje nga shtetasi i arrestuar B. I”, njofton policia.

Artikulli paraprakApeli i GJKKO shpall vendimin për Moisi Habilajn, ja me sa vite u dënua
Artikulli tjetërPremtim zgjedhjesh? Rama prezanton rritjen e pagave, ja sa do të shkojë mesatarja