Është zbardhur dëshmia e nënës së Ronald Sinanit, 43-vjeçarit i cili dyshohet se vrau kunatën e tij, Migena Sinani dhe më pas i dha fund jetës.

Advertisements

E moshuara ka deklaruar se e ka parë djalin me armë në dorë dhe i ka thënë të shkojë të flejë. Më pas ka dëgjuar krismat dhe kur ka hyrë në dhomën ku flinte viktima ka gjetur vajzën 2-vjeçare të saj duke qarë.

“Unë e kam parë djalin me armë në dorë, i thashë ik të flesh. Kur dëgjova krismat shkova direkt te dhoma e nuses dhe gjeta vajzën e vogël duke qarë”, ka thënë ajo në polici, sipas BalkanWeb.

Advertisements

Mësohet se nëna e autorit të dyshuar ka probleme shëndetësore dhe vështirësi në ecje, pasi është nënshtruar një ndërhyrjeje duke vendosur hekura në këmbë.

Ndërkohë, trupi i 43-vjeçarit është gjetur i pajetë në oborrin e banesës dhe arma e krimit larg trupit.

Advertisements

Sipas gazetares Klodiana Lala, në bazë të dëshmitarëve në vendngjarje, babai i Roland Sinanit, i cili ka me probleme skleroze ka shkuar menjëherë te djali i tij pasi ai ka qëlluar veten.

Artikulli paraprakRritja e pagës minimale, ekspertët për Zërin e Amerikës: E pakonsultuar me biznesin, nuk duhet parë si lopa që është për t’u mjelë! Qeveria s’ka luftuar informalitetin
Artikulli tjetërA e kërcënoi Dori Zhaklinën? Olta flet për herë të parë për lajmin që çmendi rrjetin