Një sherr me thika ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Borake të Shijakut ku si pasojë ka mbetur i plagosur një 32-vjeçar.
Burime nga vendngjarja bëjnë të ditur se mbrëmjen e sotme i riu që mbeti i plagosur, është thirrur nga kushëriri i tij që kishte një konflikt me fqinjin e tij në fshat. Në konflikt e sipër shtetasi Altin Farruku, është goditur me thikë e për pasojë ka mbetur i plagosur.
Advertisements
Paraprakisht dyshohet se autor i ngjarjes është një 45-vjeçar me inicialet K.G.
I riu është dërguar në urgjencën e spitalit rajonal të Durrësit ku po merr shërbimin mjekësor. Autoritetet po hetojnë rrethanat e ngjarjes.
Advertisements