Vajza e biznesmenit të njohur në Lezhë, Ardian Nikulaj, që u ekzekutua ditë më parë brenda biznesit të tij në Shëngjin, ka publikuar një video prekëse të të atit.

Në rrjetin social TikTok, Gleida Nikulaj ka ndarë me ndjekësit e saj një video nga 50-vjetori i Ardianit.

Advertisements

Ky i fundit me tortën përpara duket i rrethuar nga njerëzit e afërm dhe familjarët e tij, të cilët i përshëndet me dorë.

“Fly high beautiful angel, do na mungosh bab,” shkruan Gleida.

Advertisements

Ardian Nikulaj u qëllua me armë zjarri pistoletë nga një person i maskuar si postier, i cili hyri në lokalin ku kandidati për deputet po pinte kafe.

Vrasësi ka qëlluar me 7 plumba, ku disa prej tyre e kapën në fytyrë e në trup Nikulajn, i cili gjeti vdekjen e menjëhershme.

Advertisements

Policia ende po punon për kapjen e vrasësit, i cili u largua menjëherë nga vendngjarja me motor e më pas dyshohet se i ka hipur makinës.

VIDEO

Artikulli paraprakE papritur! Efi puth Luizin (VIDEO)
Artikulli tjetërPrekëse/ Luizi i zbulon Deas arsyen se pse e do fitoren: “Të dal e t’i them nanës: S’ke nevojë me punu më”