Një aksident automobilistik ka ndodhur pak minuta më parë në Durrës. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të mbikalimit të Shkozetit.

Një person që lëvizte me motor është goditur nga një automjet dhe ka përfunduar në spital.

Advertisements

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 17:10, në lagjen nr. 14 Durrës, një automjet me drejtues shtetasin L. B., 40 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin N. K. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motomjetit shtetasi N. K, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Advertisements

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave.

Artikulli paraprakKiara në nominim ‘kokë më kokë’ me Luizin? ‘Vëllai i Madh’ del me njoftimin e fundit (VIDEO)
Artikulli tjetërE frikshme! Tërmeti trondit tribunat me tifozë gjatë ndeshjes, lojtarët ndalin lojën (VIDEO)