Strategjia e Luizit që bëri bujë mbrëmë po kalon kufijtë e imagjinatës përtej Shqipërisë/ Nuk do e besoni për çfarë bëhet fjalë dhe kush ka reaguar (FOTO)

Pas zarfit të zi, i cili dënoi Armaldo Kllogjerin, Krist Aliajn dhe Luiz Ejllin, duke i dërguar ata në nominim, këngëtari u shpreh se ai e kishte planifikuar një gjë të tillë.

Advertisements

Ai u shpreh se duke qenë se Kutia e Pandorës i shkoi dëm, mendoi të shkelte rregullat duke përfshirë Armaldon dhe Kristin.

Advertisements

Disa prej banorëve nuk e besuan se Luizi e ka planifikuar këtë, por mbrëmë pas spektaklit këngëtari zbuloi nga e kishte marrë këtë ide. Ai i bëri thirrje publikut që të hapnin “Big Brother”-in kanadez dhe aty do e gjenin këtë plan.

Dhe e gjeni dot se kush ka reaguar në lidhje me këtë strategji të Luizit? Pikërisht personi që Ejlli i ka ‘vjedhur’ idenë.

Kevin Jacobs, ish-fituesi i Big Brother Vip Canada ka reaguar një ditë pasi Luizi zbuloi se kishte ndjekur strategjinë e tij për të çuar në televotim tre banorë.

Ai ka postuar në rrjetin e tij social foton e këngëtarit të njohur duke vlerësuar “strategjinë e tij.