Kush është shefi i RENEA i kapur me mijëra euro në “Audin” luksoz (EMRI+FOTO)

Ky që shihni në foto është shefi i stërvitjes së Repartit Special RENEA, Altin Morina, i arrestuar me një shumë të konsiderueshme parash në makinë.

Advertisements

Advertisements

43-vjeçari Morina u vu në pranga teksa lëvizte me një mjet luksoz fuoristradë tip “Audi”, brenda së cilës u gjetën plot 113 mijë euro, rreth 290.00 lekë të rinj dhe 80 paund, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Paratë u gjetën në një qese plasmasi në vendin e parë të makinës, ndërsa burimi i tyre nuk dihet ende. Nuk përjashtohet mundësia që paratë të kenë origjinë kriminale.

Raportohet se Altin Morina ishte shoqëruar së fundmi me një person të dyshimtë.

Shefi i RENEA u vu në pranga gjatë një aksioni policor në zonë e “Kodrës së Diellit” në Tiranë.