“E goditi me grushta në kokë dhe gjoks”/ Shokuese! Babai shqiptar dhunon vajzën e tij shtatzënë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi ku një 22-vjeçare shtatzënë në muajin e gjashtë është dhunuar nga baba ii saj 50-vjeçar.

Advertisements

Sipas mediave vendase mësohet se 50-vjeçari me origjinë shqiptare ka rrahur vajzën e tij shtatazënë jashtë ambienteve të shtëpisë ku jetonin në Janinë.

Advertisements

Ai fillimisht ka dhunuar vajzën dhe më pas e ka goditur atë me grusht në kokë dhe e ka shtyrë në gjoks.

Gruaja 22-vjeçare u dërgua në spitalin e Hatzikosta-s për të përcaktuar nëse sulmi e ka lënduar apo rrezikon shtatzëninë, fatmirësisht nëna dhe foshnja e palindur nuk janë në rrezik.

Megjithatë, gruaja mbetet e shtruar në spital, ndërkohë babai i saj është shpallur në kërkim.